Aktualitet

Mediat botërore për Ismail Kadarenë: Ndërron jetë shkrimtari që i prezantoi Shqipërinë botës

Mediat botërore për Ismail Kadarenë: Ndërron jetë

Ismail Kadare autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel, ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.

Mediat e huaja, kanë shkruar për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar . Nga New York Times, The Guardian, Ansa, The Washington Post, Le Monde.

Mediat botërore për Ismail Kadarenë: Ndërron jetë

New York Times: Vdes në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, romanet e të cilit prezantuan Shqipërinë në botë.
Ai u krahasua me Orwellin dhe Kafkën dhe eci në litarin e ngushtë politik me vepra kritike të mbuluara për shtetin e tij totalitar.

Mediat botërore për Ismail Kadarenë: Ndërron jetë

Le Monde shkruan: Tregimi i tij i sofistikuar – shpesh i krahasuar me atë të George Orwell ose Franz Kafka – përdori metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë së Enver Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985.

Mediat botërore për Ismail Kadarenë: Ndërron jetë

Associated Press shkruan: Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare romancieri shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare. Ai është përmendur prej kohësh si një pretendent i mundshëm për çmimin Nobel për Letërsinë.

Mediat botërore për Ismail Kadarenë: Ndërron jetë

The Guardian shkruan: Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar që eksploroi historinë dhe kulturën e Ballkanit në poezi dhe letërsi artistike për më shumë se 60 vjet.

Mediat botërore për Ismail Kadarenë: Ndërron jetë