Aktualitet

Dekorohet Avni Rustemi, akti patriotik që bëri 100 vite më parë

Dekorohet Avni Rustemi, akti patriotik që bëri 100 vite më

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, pas vdekjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti, përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan se është nder për të dekorojë figurën e Avni Rustemit me dekoratën më të lartë të Republikës së Shqipërisë.

Vlerësimi vjen në 125 vjetorin e lindjes së tij dhe kreu i Shtetit shpreh mirënjohje për aktin e tij patriotik.

Dekorohet Avni Rustemi, akti patriotik që bëri 100 vite më

“Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës”, shkruan Presidenti. Ndërkaq, kujtojmë se Avni Rustemi prej gati 30 vitesh nuk ka marrë asnjë dekoratë nga shteti shqiptar

Postimi i plotë i Metës:

Me rastin e 125-vjetorit të lindjes, në vlerësim dhe mirënjohje të thellë për aktin e Tij të lartë patriotik, që kreu 100 vjet më parë, duke asgjësuar armikun kryesor të brendshëm, që mbante peng procesin e rivendosjes se Pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar të shpallur nga Ismail Qemali, kam sot nderin dhe privilegjin të vlerësoj Heroin e Popullit, Avni Rustemi, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën e Republikës.

Akti i tij burrëror dhe mbrojtja dinjitoze e çështjes shqiptare në gjyqin historik të Parisit, patën një jehonë të gjerë ndërkombëtare dhe u bënë burim frymëzimi për qëndresën mbarë shqiptare kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që u manifestua në Luftën Kombëtare të Vlorës.