Meta fton partitë politike në takim për të caktuar datën e zgjedhjeve

Presidenti Meta u ka dërguar partive politike në vend një ftesë me shkrim për t`u mbledhur ditën e premte. Në letrën drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla të siguruar nga News 24, kreu i shtetit fton kreun e PS-së Edi Rama, apo persona të tjerë të autorizuar prej tij në institucionin e Presidencës.

Përmes një tjetër letre me po të njëjtën kërkesë i është drejtuar sekretarit të përgjithshëm të PS, Gazmend Bardhi, ku fton në takim kreun e PD-së Lulzim Basha apo persona të tjerë të autorizuar prej tij në institucionin e presidencës.
Arsyeja e takimit është diskutimi rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve.
Presidenti Meta do të presë në Presidencë përfaqësuesin e PS në orën 11:00, ditën e premte, datë 4 shtator dhe përfaqësuesin e PD-së në po të njëjtën ditë, por në orën 12:00.