
Kryeministri Edi Rama në një konferencë live teksa ka folur për rritjen e çmimit të naftës, ka kërkuar dy ditë kohë për të adresuar problematikën.
‘’Ne s’do rrimë duarkryq dhe do ta trajtojmë këtë çështje si të ishim në paqe. Brenda javës, domethënë brenda 48 orësh do ju themi se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë për të adresuar këtë problematikë të nxehtë’’, tha Rama.
Deklarata:
Problemi me energjinë dhe naftën thonë disa se ne i kemi mjaftueshëm se Shqipëria është e pasur por fajin e ka qeveria që i shet jashtë.Ne nuk kemi naftë për diezel apo për benzinë, nafta jonë është e rëndë dhe shitet kryesisht për bitum. Nëse nafta jonë do të futej në serbatorët e makinave për një javë do ti çonte për skrap. E vërteta është se ne e shesim energjinë, por e shesim në kohërat me shi. Duhet ose ta shesim ose ta hedhim se energjia nuk mbahet në dollap apo frigorifer dhe ne e shesim në dimër ku kërkesa e saj është e ulët dhe e blejmë në verë ku në kohë thatësire kërkesa ëshët shumë e lartë. Po investojmë në burime të tjera por të gjitha duan kohë. Disa muaj më parë ku dola dhe paralajmërova krizë. Fakti tregoi që kjo nuk ishte një lojë dhe kriza u përshkallëzua. Dhe kur unë fola askush nuk e dinte që Europa do të dilte në Krizë.
Pardje thash që brenda kësaj jave do kemi skenarë të përballimit të kësaj situate të provokuar nga një luftë që nuk e di askush se sa mund të zgjasë. Dua t’ju kërkoj mos të jemi të ndarë te fakti se rritja e çmimit të energjisë, gazit, naftës e miellit nuk vjen sepse Shqipëria iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë, por vjen njësoj si për të gjitha vendet, edhe në Serbi njësoj po rriten çmimet. Nafta është mall në tregun e lirë ku shteti nuk ka asnjë lidhje. Shteti nuk vendos çmimet e mallrave, shteti nuk imponon dot çmime, nuk kontrollon dot çmime në një ekonomi të lirë tregu. Nëse do ishte zgjidhja hiq taksën do prisnim të na e sugjeroni nga facebook, patjetër që jo do e kishim bërë me kohë. Sepse si rregull tregu i lirë si lëviz çmimet sipas urdhra të qeverisë. Mos duhet të rrimë duarkryq? Jo. Siç i dolëm në mbrojtje njerëzve në pandemi do u dalim sërish në mbrojtje në këtë situatë të jashtëzakonshme. Ne s’do rrimë duarkryq dhe ta trajtojmë këtë çështje si të ishim në paq. Brenda javës dmth brenda 48 orësh do u themi se çfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë për të adresuar këtë problematikë të nxehtë.