Aktualitet

Ministri në detyrë Cakaj me telefon të fikur, gazetarët tentojnë ta marrin për kaosin në Kakavijë. Meta thirrje urgjente

Ministri në detyrë Cakaj me telefon të fikur, gazetarët

Pesë persona të cilët prej tre ditësh po presin në radhë të gjata për të kalauar kufirin kanë përfunduar në urgjencë pasi janë ndjerë keq. Pranë zonës së pikës së kalimit kufitar të Kakavijës nuk ka dyqane ku qytetarët mund të blenë ushqime dhe ujë.

Ministri në detyrë Cakaj me telefon të fikur, gazetarët

Radhët kilometrike kanë shkaktuar shqetësim të madh dhe reagime të shumta. Foto e video po shpërndahen në rrjetet sociale ku shihet situata kaotike prej tre ditësh. Ndërsa Reprot Tv shkruan se ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj është kontaktuar disa herë por telefoni i tij është i fikur.

Ministri në detyrë Cakaj me telefon të fikur, gazetarët

Deri më tani ministria e Jashtme ka thënë se radha e gjatë dhe pritja prej tre ditësh është shkaktuar nga autoritetet shëndetësore që po kontrollojnë pasagjerët për koronavirus dhe jo nga policia.

Fluksi lidhet edhe me rregullin e ri të autoriteteve greke, ku nga e diela çdokush që kalon duhet të tregojë testin e koronavirusit që duhet të jetë bërë jo më larg se 72 orë. Po ashtu nuk do lejohen më shumë se 720 persona në ditë të kalojnë kufirin. Aktualisht në kufirin grek mund të kalosh nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 10 të darkës. Pas këtij orari askush nuk lejohet.

Për situatën ka reaguar së fundmi edhe presidenti Meta, i cili shkruan:

Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.
I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.
Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!