Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë pas protestës: Një nga policët e lënduar rrezikon humbjen e syrit

Ministria e Shëndetësisë pas protestës: Një nga

Pasi Policia e Shtetit njoftoi se 9 efektivë janë lënduar nga protesta që u mbajt sot, Ministria e Shëndetësisë njofton se vetëm 8 policë janë paraqitur tek Urgjenca Kombëtare për mjekim dhe dy protestues.

"Tete punonjes te policise dhe dy protestues jane duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze. Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe dy protestues ne gjendje te stabilizuar. Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Protesta për vrasjen e të riut Klodian Rasha nisi rreth orës 16:00 dhe nisi të shpërndahej rreth orës 20:30.