
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka humbur sot bashkëshortin, pas luftës me një sëmundje të rëndë.
Artan Asllani është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Ai ishte arkitekt.
Homazhet për të do të mbahen nesër, 31 janar, në orën 09:00, ku do të përcillet më pas drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës.