Aktualitet

Mjeku Koraqi: Çfarë testi duhet para vaksinës? Ata që kanë antitrupa mund ta bëjnë në një moment të dytë

Mjeku Koraqi: Çfarë testi duhet para vaksinës? Ata që

Vaksina anti Covid do të ketë efikasitet me 94%, thotë shefi i Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi duke iu referuar vaksinës Pfizer dhe BioNTech e cila ka filluar furnizimin me vendin e parë në botë, Britaninë. Megjithatë, kur të mbërrijë në Shqipëri apo nëse do jetë një vaksinë tjetër, nuk do të bëhet fillimisht nga persona që kanë antitrupa për të luftuar, por grupet e riskut. Mjeku Koraqi shton se para se të bëhet vaksina duhet të bëhet testi serologjik për të parë praninë ose jo të antitrupave: Ata që kanë duhet ta bëjnë vaksinën në një moment të dytë!

Andi Koraqi:

"Ka disa kushte për të bërë vaksinën. Vaksinën e bëjnë ata që nuk kanë antitrupa. Para bërjes së vaksinave duhet bërë testi seriologjik për të parë praninë ose jo të antitrupave. Ata që kanë antitrupa duhet ta bëjnë në një moment të dytë. Për fat të mirë unë e kam kaluar që në mars COVID dhe kam ende antitrupa. Më mirë të bëja vaksinën sesa të kaloja COVID. Unë jam pro vaksinave. Pavarësisht se është një vaksinë e bërë në kushtet e emergjencës përsëri ajo i ka marrë certifikatat nga agjenci që nuk tolerojnë në besueshmëri. "

Ndërsa për situatën aktuale me koronavirusin, Koraqi tha se ka rritje të të infektuarve por kufijtë nuk janë tejkaluar.

*Intervista në Report TV, Tiranapost.al.