Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, sot homazhe në Pallatin e Kongreseve

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, sot homazhe në Pallatin e Kongreseve

Në Pallatin e Kongreseve në orën 08:30 nisën homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili humbi jetën më 31 tetor.
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, sot homazhe në Pallatin e Kongreseve

Qeveria vendosi që të shpallë Zi Kombëtare ditën e dielë, më 2 nëntor në nderim të Nanos. Këtë të dielë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulin flamuri kombëtar në gjysmë shtize.

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, sot homazhe në Pallatin e Kongreseve
Më tej bëhet me dije se në orën 12:00 do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin. Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore do të mbahen te Pallati i Kongreseve, Tiranë.

08:30 – 11:00- Homazhe publike


11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet

12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës

Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta të premten në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.