Ndërron jetë vajza 24 vjeçe e Vangjel Tavos: Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time!
E Mërkurë 29 Nëntor 2023, 09:44
TiranaPost
Ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo ka humbur vajzën e tij të madhe. Eva, 24 vjeç u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti në Maqedoninë e Veriut.
Tavo ka dhënë lajm më të vështirë të jetës së tij teksa shkruan:
"Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time.
Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.
Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër", Vangjel Tavo.
Tiranapost.al