Aktualitet

Në këto akse duhen përdorur zinxhirë dhe goma dimërore për shkak të reshjeve të dëborës

Në këto akse duhen përdorur zinxhirë dhe goma dimërore

Sipas ARRSH për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës në zonat malore gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në disa akse këshillohet përdorimi i zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Në këto akse duhen përdorur zinxhirë dhe goma dimërore

Njoftimi i plotë mbi gjendjen e akseve nacionale:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

Në këto akse duhen përdorur zinxhirë dhe goma dimërore

Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në këto akse duhen përdorur zinxhirë dhe goma dimërore

Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëroretë ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.