Aktualitet

Nisin homazhet në Presidencë për Bujar Nishanin

Nisin homazhet në Presidencë për Bujar Nishanin

Trupi i ish-presidentit Bujar Nishani ka mbërritur në Presidencë pak minuta më parë. Në orën 10:00 pritet të nisin homazhet që do të mbahen në Sallën Skënderbeu.

Bujar Nishani u nda nga jeta ditën e shtunë, teksa ndodhej në Gjermani për t`u kuruar nga një sëmundje autoimune. Ai ishte 56 vjec.

Programi i ceremonisë së homazheve në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)

– Mbërritja e arkemortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.

– Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Dt. 2 qershor 2022 (e enjte)

Ora 10:00-12.00 Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

– Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.

– Dreka mortore në nderim të të ndjerit Bujar Nishani