Normalizohet situata në Zogun e Zi. Protestë kombëtare nesër në Tiranë!
E Premte 11 Mars 2022, 20:49
TiranaPost

Situata në Zogun e zi është normalizuar dhe qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht. Protesta ka filluar në orën 17:00 para kryeministrisë dhe më pas protestuesit kanë marshuar drejt Zogut të Zi ku kanë bllokuar rrethrrotullimin.

Në Tiranë nuk pati përshallëzim të situatës dhe as përplasje me policët. Ndryshe nga protestat që u zhvilluan në Shkodër, Lezhë, Berat dhe Durrës, ku pati përplasje me policinë dhe disa të arrestuar.
Qytetarët kanë njoftuar se nesër në orën 11:00 do të zhvillohet një protest kombëtare. Mediat raportojnë se kryeministria ka marrë masa duke forcuar dyert e kryeministrisë me fletë metalike.