Pensionistët do shpërblehen për festat e Fundvitit. Dy shumat që po diskutohen

Pensionistët do të kenë shpërblim edhe këtë vit. Ende nuk është përcaktuar shuma që do të jepet për pensionistët nga buxheti i shtetit, por aktualisht po diskutohet mes shumës 3 mijë lekë ose 5 mijë lekë. Shpërblimet e këtij viti, mes pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të tërmetit fatal të 26 nëntorit mund ti kushtojë buxhetit të shtetit nga 2-3 miliardë lekë.
Mësohet se buxheti i vitit 2020 do të rishikohet për herë të katërt dhe në fund do të përcaktohet shuma e shpërblimit.
Por sa pensionistë ka Shqipëria? Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të këtij viti, janë gjithësej 657.904 pensionistë, prej tyre 539.289 urban dhe 118.615 rural.
Ndërkaq, ministria e Financave dhe e Ekonomisë po llogarit bonusin që do të parashikohet për tu shpërndarë për kategorinë e pensionistëve. Pas vendimit do të publikohet në fund Akti Normativ, që do të përcaktojë edhe mënyra e marrjes së shpërblimit përmes postët, apo nëse do të shtohet në pensionin e fundit të muajit.
*Tiranapost.al.