Aktualitet

Përplasja me protestuesit/ 9 policië përfundojnë në spital

Përplasja me protestuesit/ 9 policië përfundojnë në

9 efektivë mësohet se kanë përfunduar në spital deri më tani nga protesta e zhvilluar tek Ministria e Brendshme dhe Kryeministria, të cilët kanë marrë lëndime në trup dhe në kokë.

Efektivët raportohet se janë lënduar për shkak të sendeve të forta që kanë hedhur protestuesit e zemëruar lidhur me ngjarjen e rëndë të mesnatës së të martës, ku u vra nga policia 25-vjeçari Klodian Rama pasi nuk iu bind urdhrit të efektivit për të ndaluar, për shkak se kishte kaluar ora policore.

Përplasja me protestuesit/ 9 policië përfundojnë në

Protestuesit kanë qëlluar me sende të forta efektivët e policisë, me kapsolla, si dhe kanë thyer dyert e godinës, në tentativë për të hyrë brenda, por janë zmbrapsur nga Forcat Speciale, që kanë mbërritur para Kryeministrisë, duke e rrethuar godinën.