Aktualitet

Video/ Një viktimë nga të shtënat në lokalin në Tiranë. Plagoset dhe ish prokurori i 21 Janarit

Video/ Një viktimë nga të shtënat në lokalin në

Detaje të reja publikohen nga të shtënat me armë brenda lokalit të njohur Trëndafili i Bardhë në Tiranë. Mësohet se është qëlluar ish prokurori Adriatik Cama, i cili njihet si prokurori i 21 Janarit, aktualisht me detyrën avokat. Cama është avokati i policit Nevaldo Hajdaraj, i cili në 8 dhjetor vrau të riun Klodian Rasha. Ai po pinte kafe me disa persona të tjerë kur autori ka hyrë në lokal dhe e ka qëlluar. Nuk dihen ende detaje të tjera nga ngjarja. Ish prokurori është dërguar me urgjencë në spital ndëra raportohet për një viktimë, me emrin Nexhip Picari për të cilin thuhet se ishte ishte në proces divorci me bashkëshorten.

Video/ Një viktimë nga të shtënat në lokalin në

Ish prokurori u shkarkua në 2019-ën pasi nuk justifikonte pasurinë, aktualisht ai ushtronte profesionin e avokatit.

Video/ Një viktimë nga të shtënat në lokalin në

Nuk dihen ende detaje të tjera nga ngjarja. Ish prokurori është dërguar me urgjencë në spital.

Prokurori Cama, njihet si një nga dy prokurorët që kanë hetuar dhe përfaqësuar akuzën në gjyq në dosjen hetimore të vrasjeve të 21 janarit përballë kryeministrisë.

Po ashtu Cama ka përfaqësuar akuzën në gjykimin ndaj ish-deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për kryerjen e një vrasjeje në Belgjikë. Prokuroria e ka ankimuar vendimin për pafajësinë e Frrokut të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Një ngjarje tjetër e bujshme e hetuar po nga Cama është edhe vjedhja si në filma e bankës në ish-bllok.

*Tiranapost.al.