Ç'po ndodh aktualisht në Kapshticë? Emigranti tregon pse duhet të mbërrijë para datës 16 në Greqi

Shumë pak lëvizje makinash, me vetëm pak metër, por situata vijon e ngrirë në pikat kufitare greke. Radha vazhdon në deri 25 kilometër. Pala shqiptare po punon me 8 sportele ndërsa nga pala greke nuk ka asnjë lëvizje, po punohet me tre sportele dhe me vetëm dy mjekë që marrin tamponët e qytetarëve emigrant shqiptarë, por edhe turistë dhe shtetas grekë.
Një emigrant shqiptar tregon se prej orësh po pret që të lëvize makinën, ku brenda ndodhet bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët.
Ai thotë se duhet të mbërrijë para datës 16 për shkak se nuk mund të përballojë dot karantinën, dhe nëse futet në karantinë sipas rregullit në Greqi, ai rrezikon dhe punën. Po ashtu e quan shpenzim financiar kryerjen vetë të testit të koronavirusit.
Ja çfarë thotë ai:
Po kalojnë vetëm ato me targa shqiptare jo me targa greke, Po e kalojmë si të gjithë me radhë. Asnjë ndihmë edhe policia shuëm pak punë. Pse duhet të bllokojnë ata me targat greke.
Pse vendosët të udhëtonit në këto data?
Është karantina dhe tamponi që nuk e përballojmë dot katër veta. Rrezikojmë punën shkollat e fëmijëve, shpenzimet financiare. Çfarë të bëjmë?
Të Bllokuar janë më shumë se 55 mijë persona.