Aktualitet

Policia e Shtetit për Klodian Rashën: Incident fatal që po hetohet!

Policia e Shtetit për Klodian Rashën: Incident fatal që po

Sot u përcoll për në banesën fundit, 25 vjeçari Klodian Rasha i cili u qëllua nga një polic i moshës së tij në mesnatën e 8 dhjetorit.

Pas reagimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Presidentit Ilir Meta, një deklaratë ka lëshuar dhe policia e shtetit për ngjarjen që ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa një protestë sot do nisë në orën 16:30 para ministrisı së Brendshme nga të rinj dhe anëtarë të shoqërisë Civile. Policia e Shtetit shpreh ngushëllimet për familjarët dhe thekson se strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal. Ndërsa mesazhi në fund është për qytetarët:

Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Në emër të punonjësve të Policisë së Shtetit, të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, e cila përfundoi me vrasjen tragjike të të riut Klodjan Rasha, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, të afërmve dhe qytetarëve të lënduar nga ky akt.
Pas ngjarjes së ndodhur, krahas hetimeve të nisura nga organet e pavarura, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, strukturat përgjegjëse në Policinë e Shtetit po analizojnë në mënyrë intensive të gjithë shkaqet, veprimet, mosveprimet apo faktorë të tjerë që çuan në incidentin fatal.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar në detyrën e saj për rritjen e sigurisë publike, në mbrojtje të jetës dhe të drejtave të çdo qytetari.

Policia e Shtetit për Klodian Rashën: Incident fatal që po

*Tiranapost.al.