Aktualitet

Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Disa të shoqëruar

Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Përplasje mes

Protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë ka shkaktuar tensione mes qytetarëve dhe policisë.

Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Përplasje mes

Madje është dashur edhe ndërhyrja e FNSH-së. Sipas raportimeve mediatike ka patur disa të shoqëruar.

Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Përplasje mes

Në një deklaratë policia është shprehur se:

Në vijim të protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë përfundimit të protestës disa grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, si dhe po kundërshtojnë thirrjet e punonjësve të Policisë për të mos bllokuar rrugët pasi bllokimi i tyre përbën vepër penale.

Nisur nga situata e krijuar, Policia e Shtetit bën thirrje për personat që kanë bllokuar rrugët dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë, të ndalin menjëherë këto veprime dhe të shpërndahen, pasi do përballen me forcën e ligjit.
Policia e Shtetit është e vendosur të jetë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, si një e drejtë kushtetuese, por nga ana tjetër, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve

Protestuesit u zhvendosën nga kryeministria drejt ish-Bllokut dhe pallateve Agimi duke bllokuar trafikun dhe duke iu bërë thirrje shoferëve t’ju bashkohen.

Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Përplasje mes

Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Përplasje mes

Tiranapost.al