Video/ Protesta që nisi si paqësore dhe u bë serioze në derë të Kryeministrisë. Ja kronologjia e saj

Ora ka kaluar 19:00 dhe protesta vazhdon, edhe pse jo me tensionin që e karakterizoi për 45 minuta. Ndërsa u tentua që protestuesit të shpërndaheshin përmes gazit lotsjellës.

Gazetarët raportojnë se situata ka qenë një e papritur edhe për policinë e shtetit por edhe për ata vetë, pasi u paralajmërua si paqësore dhe si një thirrje për largimin e ministrit Sandër Lleshaj pas vrasjes së të riut nga një efekt policie gjatë detyrës natën e së martës, 8 dhjetor.

Pati përplasje mes policisë dhe demonstrueseve. Ishin këta të fundit që fillimisht tentuan të hynin edhe brenda godinës së Kryeministrisë një realizim do të ishte një ngjarje e rëndë pasi Kryeministria është objekt i ruajtjes së veçantë.
Veç goditjeve dyerve dhe dritareve me sende të forta, protestuesit kanë qëlluar me mjete të forta por edhe me fishekjzarrje punonjësit që qëndronin të pambrojtur para tyre.
Nuk ka patur asnjë përpjekje nga policia për t’iu përgjigjur me dhunë.

Rreth orës 18:10 protestuesit vendosën që të shtynin dufin dhe zemërimi me bredhin e Krishtlindjes. Pas disa minutash e rrëzuan ata dhe u duk se po qetësoheshin, por ata u rikthyen duke qëlluar me kapsolle, mjete të forta, e fishekzjarre, policët.
Asnjë reagim prej këtyre të fundit. Sipas një njoftimi të policisë efektives në detyre dhe terren sot janë instruktuar që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos përgjigje me dhunë.
Protestuesit kanë qëlluar me sende të forta drejt policisë dhe godinën e Kryeministrisë, ndërkohë që forcat e policisë u shtuan pas presioni dhe rrezikut se disa prej tyre mund të futeshin brenda.

Ndërkaq kryeministri Edi Ram ndodhet në SHBA për të siguruar vaksinën për Covid dhe ende nuk ka një reagim nga Edi Rama për këtë ngjarje.

Sander Lleshaj ka thënë: "Nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes ende, por akti i paprecedente i efektivit ka prekur e zemëruar qytetarët"
Protestuesit sot nisën protestën në orën 16:00 tek Ministria e Brendshme, më pas kaluan tek Kryeministria.

Nga himni kombëtar, tek poshtë diktatura dhe Rama ... motrën, janë karakterizuar thirrjet. Është kërkuar largmi i Sandër Lleshajt dhe drejtësi për Klodianin.

Disa protestuesi që kanë folur për gazetarët u shprehën se nuk kanë asnjë udhëheqës apo qëllim politik.