Aktualitet

Protestuesit zhvendosen nga kryeministria dhe bllokojnë rrethrrotullimin e Zogut të Zi

Protestuesit zhvendosen nga kryeministria dhe bllokojnë rrethrrotullimin e

Protestuesit në Tiranë kanë marshuar në këmbë në sheshin ‘Skëndërbej’ e më pas drejt rrugës së Durrësit. Ata kanë mbërritur në zonën e quajtura ‘Zogu i Zi’, ndërsa kanë bllokuar rrethrrotullimin.

Policia ka paralajmëruar se do ndërhyjë.

Në Durrës, qindra qytetarë janë nisur në drejtim të komisariatit, për të kërkuar lirimin e protestuesve të shoqëruar.

Qytetarët janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.