Aktualitet

PS fiton zgjedhjet edhe në Lushnje

PS fiton zgjedhjet edhe në Lushnje

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Lushnje, ku fituese është shpallur kandidatja e PS, Eriselda Sefa.

PS fitoi edhe në dy bashkitë Vorë, ku votimi dhe numërimi ishte elektronik dhe u shpall fitues mbrëmjen e djeshme kandidati i PS Blerim Sheraj dhe në Rrogozhinë ku fitoi Edison Memolla.

Ndërkohë edhe në Dibër e Durrës nga rezultatet e deritanishme kryeson PS.

Në Dibër ku janë numëruar 81 QV nga 101 totali kryeson
Rahim Spahiu, kandidati i PS-së, i ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë Premtim Kryemadhi.

PS fiton zgjedhjet edhe në Lushnje

Në Durrës janë numëruar 278 nga 337 QV në total dhe kryeson kandidatja e PS
Emiriana Sako. Forcë e dytë është Shtëpia e Lirisë me kandidatin Ardian Muka. PD është në vend të tretë.

PS fiton zgjedhjet edhe në Lushnje

Në Shkodër kryeson Bardh Spahia, kandidati i Shtëpisë së Lirisë, por ka një diferencë të ngushtë votash me kandidaten e PS-së Majlinda Angoni. Kandidati i PD ka numrin më të ulët të votave.

PS fiton zgjedhjet edhe në Lushnje