Pse po mendohet mbyllja e lokaleve tek ish-Blloku pas orës 22:00?

Ish-Blloku është një nga zonat që konsiderohet si vatër e përhapjes së Covid në Tiranë, ndërsa po shqyrtohet që të mbyllen të gjitha lokalet për një periudhë të caktuar çdo ditë në orën 22:00.
Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Eugena Tomini, sqaron edhe arsyen pse po mendohet një vendim i tillë.

“Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësoje për masat e tjera. Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që edhe pse e kalojnë lehtë janë transmetues të gjeneratave”, tha Tomini për ‘TV Klan’.
Një ditë më parë Komiteti i Ekspertëve vendosi që të mbyllë universitetet për një muaj dhe mësimi të nisë online, ndërkohë që kjo do të shmangë udhëtimet e studentëve nga rrethe drejt Tiranës dhe anasjelltas.