Aktualitet

Pse rastet kur pacientët intubohen është e vështirë të shpëtohen?

Pse rastet kur pacientët intubohen është e vështirë

Pyetjes se përse përqindja e humbjes së jetës pasi pacientët futen në intubim është shumë i lartë i ka dhënë një përgjigje mbrëmjen e sotme mjeku i njohur Pëllumb Pipero. I ftuar në emisionin “Opinion”, Pipero shpjegoi se intubimi është një fazë ekstreme e ndërhyrjes së mjekut për të mundësuar shëptimine e jetës dhe se rekomandimet janë që të shmanget intubimit.

Ai shtoi se në të gjithë botën tentohet të mos të shkohet te intubimi, se të jep pak shpersa për të shëptuar.

Pjesë nga intervista:

Përse qytetarët janë skeptikë për të ardhur në spital?

Pipero: Ka një lloj skepticizmi tek qytetarët për të ardhur në spital. Ajo që shikoj unë në punën e përditshme është që na vijnë në format e rënda sepse kalojnë nga mjeku i familjes, tek një specialist, pastaj tek të një tjetër. Është e vështirë të gjeshë dy mjekë që të thonë të njëjtën gjë.

Ka një bindje që po shkove në spital vdes...

Pipero: Shërbimi në spital është në kushtet optimale të mundshme sipas mundësive tona. Unë sot kam kaluar në të gjithë pavionin dhe kemi shtretër të lirë. Nuk më ka trembur ezaurimi, por mosrespektimi i masave. Një paciente e cila do të dilte sot e shëruar më tha nëse s’dal për 10 minuta do hidhem. Këto ndodhin sepse kanq qëndruar ditë pa takuar edhe familjen.

Si shpjegohet që përqindja e humbjes së jetës pasi futen në intubim është shumë i lartë, është nuk dalin më?

Pipero: Intubimi është një fazë ekstreme e ndërhyrjes së mjekut për të mundësuar shëptimine e jetës dhe rekomandimet janë që të shmanget intubimit. Në të gjithë botën tentohet mos të shkohet te intubimi, se të jep pak shpersa për të shëptuar. Në momentin që pacienti intubohet do të thotë që mushkëria është ezauruar dhe ne e përdorim për ti dhënë një shans pacientit për të shëptuar.