Aktualitet

Pse u vra vëllai im? Kishte shkuar për të blerë një paketë. Flet motra e Klodian Rashës

Pse u vra vëllai im? Kishte shkuar për të blerë një

Bora Rasha, motra e Klodian Rashës nga protesta mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë kërkoi drejtësi për vëllanë. Sipas saj 25-vjeçari deri në në orën 23:30 kishte qenë me shokët dhe më pas kishte dalë për të marrë një paketë cigare.

“Vëllai im ka shkuar me marrë një paketë dhe edhi i vdekur në shtëpi. Ka qenë deri në orën 23:30 me shokët, pastaj shkoi në shtëpi dhe tha po iki të marr paketë tek kioskat. Policia e solli afër shtëpisë dhe e qëlloi. Unë kam qenë në Itali kur ndodhi ngjarja. Familja ime kërkon të drejtën për çfarë është vrarë vëllai im” shprehet Bora Rasha.

E pyetur nëse vëllai i saj Klodian Rasha ka pasur debat me policinë, ka deklaruar se ai ka qenë i rregullt dhe nuk ka pasur probleme me policinë.

“Jo, ai ka qenë shumë djal i mirë, i rregullt, ka qenë i fejuar, sivjet po prisnim ta martonim. Kishte një vajzë nga Dibra. Për herë të fundit e takova para 6 muajsh. Kam edhe dy vëllezër të tjerë. Dua drejtësi për vëllanë tim. Vëllai ka dy shenja, një në kokë dhe një në anën e zemrës. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur” tha ajo.