Rama e uron Presidentin e ri me një fjalë dhe poston albumin e tij

E Diel 24 Korrik 2022, 21:41
TiranaPost
“Për hajër”. Ky është reagimi i parë i kryeministrit Rama pas betimit të Presidentit të ri të vendit Bajram Begaj. Rama ka postuar një galeri fotosh të momenteve më pikante nga ceremonia. Në to nuk mungojnë dhe fotot me bashkëshorten e tij Linda Rama, e cila mbante veshur një fustan në të kuqen e flamurit.
Mes fotove Rama ka përzgjedhur edhe një me ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe një me ish-presidentët Topi dhe Moisiu.
Tiranapost.al