Aktualitet

Rama i kthen përgjigje kërkesës për largimin e Ardi Veliut: Ta harrojnë! Askush s’merr dot peng Policinë e Shtetit

Rama i kthen përgjigje kërkesës për largimin  e Ardi Veliut:

Pas paralajmërimit të protestës së radhës sot, ku do kërkohet dorëheqja e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, kryeministri Edi Rama shprehet se një vendim i tillë nuk do të merret. Me një status në Twitter, kreu i qeverisë thekson se Policia e Shtetit nuk do të merret peng nga “politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj”. Ai mbyll postimin duke u shprehur se shantazhet dhe dhuna nuk kanë lidhje me lirinë dhe demokracinë.

Postimi i plotë:

Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!

Rama i kthen përgjigje kërkesës për largimin  e Ardi Veliut: