Aktualitet

Rama: Krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin. Ç’ka bërë jashtë cilësisë së ministrit, përgjegjësi e tij

Rama: Krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin.
Kryeministri Edi Rama, i cili po dëshmon në Komisionin hetimor për Inceneratorët, ka pasur replika të vazhdueshme me kryetaren e Komisionit Jorida Tabakun.
Në disa momente Rama u shpreh se është krenar për inceneratorët pasi kanë shpëtuar vendin nga mbetjet dhe Tabaku iu përgjigj që edhe për Saimir Tahirin është shprehur krenar më parë. Ja si përgjigjet kryeministri:

“Për Saimir Tahirin ta them hapur: jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe punën që ai ka bërë me mua. Çfarëdo që bën ai jashtë punës, jashtë cilësisë së ministrit është përgjegjësi individuale që ç’ke me atë punë.”

Rama më parë foli edhe për bashkëpunimin me ish ministrin Lefter Koka, për të cilin u shpreh se ka pas marrëdhënie shumë të mira puna gjatë kohës që ishte minister. Sa i përket akuzave të SPAK i takon drejtësisë të gjykojë.

"Në kam punuar shumë mirë me ministrin e mjedisit, nuk kemi folur kurrë për skuta, por kemi folur për projektin. Nëse janë të vërteta ato që akuzohet kjo është një çështje që i takon tjetërkund" tha Rama.