Rama në konferencë të përbashkët me Borrell: Ballkani mos të ngelet jashtë planeve të BE për kapërcimin e krizës elektrike

Kryeministri Edi Rama në konferencë të përbashkët me me Josep Borell, pas takimit, kërkoi nga BE që të mos lërë jashtë planeve të mbështetjes Ballkanin, në mënyrë që të përballojë krizën elektrike.
“Nëse do të ketë një plan për të mbështetur vendet qoftë për përballimin e energjisë elektrike apo pasojave të tjera të luftës të mos e lërë Ballkanin jashtë siç e lanë kur bënë skemën e shpërndarjes së parë të vaksinave . Nga ana tjetër të nxitohet mundësisht edhe projekti i korridorit të 8-të i cili është një projekt prej disa kohësh në tryezë me planin ekonomik të investimeve dhe sot bëhet edhe më emergjente si korridor sigurie” tha Rama.
Fjalimi i Plotë
Komisioni Europian e ka thënë që Shqipëria duhet të ulet në tryezë për të filluar bisedimet për anëtarësimi, kjo nuk është bërë për shkak të një bllokimi të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria dhe kjo nuk është në dorën tonë. Ne do të bëjmë punën njësoj sikundër të ishin hapur bisedimet, i takon Këshillit Europian sa më shpejt të bëjnë më mirë është sepse po kalon shumë kohë duke mos mbajtur premtimet. Të gjitha vendet janë të gatshme për BE, por është çështja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Presidenca franceze do të ishhte mirë ta bënte në qershor. Ne nuk presim asnjë sekondë për të vazhduar të bëjmë punën që na ofrojnë me standardet e BE. Nëse BE do ketë plan për të mbështetur vendet për përballimin e krizës energjetike , qoftë për pasojat e tjera të luftës të nxitohet edhe projekti i korridorit të tetë. Kemi diskutuar mbi shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasoja e saj që janë shfaqur në Europë dhe jo vetëm. Fillimisht në formën e rritjes së çmimeve dhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si edhe qëndrimin e Shqipërisë si edhe BE ;lidhur me agresionin e Rusisë mbi Ukrainën. Pjesë ë diskutimit ka qenë edhe ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim, gjë për të cilën besoj se Borrel do flas vet. Unë kam përsëritur atë që dihet botërisht se Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion, si pozicionin e saj natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri. Ne jemi anëtar krenar të NATO-s, jemi krenarë për qenien tonë europiane. Lufta në Ukrainën është një vijë ndarëse mes botës që ë njohim mirë të mungesës së të drejtave të lirive që ne e njohim mirë, të izolimit dhe të dhimbjes nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot, e cila është pakrahasimit më e mirë se ajo që kishim. Qëndrimi ynë nuk është një qëndrim parimor, por jetësor, ekzistenca, në raport me fëmijët tanë dhe këtë atdhe që e kemi trashëgimi nga të parët tanë.
Folëm për çeljen e bisedimeve, unë mbeten aty ku kam qenë më parë, është çështje e misionit europian. Ke e ka thënë më përpara që Shqipëria duhet të ulen në tryeze, por nuk e ka arritur për shkak të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të gatshëm për anëtarësimin, por nuk do të humbasim asnjë minuta nga ai pak gjumë që flemë, sepse do të vazhdojmë të bëjmë njësoj punën.
Sa më parë ta bëj KE aq në nderin e tyre është, sepse po kalon shumë kohë duke premtuar dhe duke mos mbajtur premtimet. Nuk është vullneti i KE, por çështje bllokimi mes 2 vendeve të tjera Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Tiranapost.al