Rama: Nëse çmimi i energjisë elektrike do t’ju vinte në faturë saç është sot në treg do t’ju dukej biberon qumështi çmimi i naftës
Monday 14 March 2022, 20:32
TiranaPost

Kryeministri Edi Rama në një komunikim të drejtpërdrejtë live në rrjetet e tij sociale është shprehur se nëse çmimi i energjisë elektrike do t’u shkonte në faturë shqiptarëve saç është sot në treg do t’ju dukej biberon qumështi çmimi naftës.
“E kam thënë dhe e përsëris nëse çmimi i energjisë elektrike do t’ju vinte në faturë saç është sot në treg do t’ju dukej biberon qumështi çmimi naftës.
Lufta nuk dihet sa mund të zgjasë.
Pyetja që i bëj vetes: 'Po mirë mo kur për kaq ditë, po sikur lufta të zgjasë e të mungojë nafta, energjia, etjj çfarë ndodh këtu, çfarë bëjmë ne këtu? Pse kaq pak jemi ne nga pikëpamja e karakterit? Kaq të humbur jemi ne?' Jo kjo është pakica e pakicës.”