Aktualitet

Rama zëvendëson live ministren e Arsimit, ikën Shahini vjen Evis Kushi

Rama zëvendëson live ministren e Arsimit, ikën Shahini vjen Evis

Kryeministri Rama është shfaqur live me Besa Shahinin dhe Evis Kushin, deputeten e PS-së, që sapo mori detyrën e Shahinit në krye të dikasterit të arsimit.

Rama zëvendëson live ministren e Arsimit, ikën Shahini vjen Evis
Evis Kushi

“Të falënderoj për kontributin e madh që ke dhënë. Cafrë nuk do vlerësohet në kohën aktuale, do të vlerësohet në kohë. Lindita ka bërë një punë voluminoze dhe ka hapur një kantier reformash në gjithë spektrin. Unë mora kohë, zysha do të marrë stafetën. Kemi arsye të mjaftueshme të besojmë se është një kalim stafete në drejtimin e duhur. Evisi ka 7 vjet që është e angazhuar me ne në këtë betejë të përbashkët nga dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Elbasanit”, tha kryeministri Rama.

Shahini gjatë fjalës së vlerësoi mbështetjen nga ana e PS dhe përmendi disa nga reformat e arritura deri më tani:

“E kam të vështirë të vazhdojë një mandat tjetër larg familjes. Ky post është vështirë të mbahet nga unë. PS duhet ta fitojë edhe një mandat tjetër nëse duam ta shikojmë Shqipërinë të ecë më përpara. Kryeministri tregoi kurajë që përfshiu në politikë aktivistë nga Kosova. Ka qenë e paimagjinueshme që ngrihet opozita e akuzon që ministrja flet me dialekt. Një argument gati-gati racist”.

Ministrja e re e Arsimit, Kushi u shpreh:

“Është një privilegj i lartë për mua, pas 7 vitesh angazhim të jem ministre. Kjo është një përgjegjësi e madhe për të drejtuar sektorin ku kam punuar për 23 vite. Është një përgjegjësi e lartë të drejtoj këtë institucion të lartë. Elbasani është djepi i arsimit në Shqipëri. Gjej një rrugë të shtruar me shumë reforma, por që duhet të punojmë më shumë. Sot nisëm vitin e ri shkollor, ku u inauguruan dhe disa shkolla të reja”, tha ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi.