Aktualitet

Rikthehet protesta sot pasdite, tre janë kërkesat kryesore

Rikthehet protesta sot pasdite, tre janë kërkesat kryesore

Vijon sot për të tretën ditë radhazi protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv, mëngjesin e 8 dhjetorit.

Ndërsa nisi më 9 dhjetor, një ditë pas ngjarjes, me qëllimin për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, precipitoi dje në përplasje dhe akte dhune, pavarësisht se qëllimi ishte arritur, ministri njoftoi se u largua nga posti në nisje të saj.

Në rrjetet sociale sot është shpërndarë një tjetër poster që njofton për një protestë paqësore, e cila pritet të nisë në orën 18:00 tek Kryeministria dhe sheshet e tjera të vendit.

Rikthehet protesta sot pasdite, tre janë kërkesat kryesore

Këtë herë protestuesit duan plotësimin e tre kërkesave: Largimin e kryepolicit, Ardi Veliu, ndalimin e dhunës policore dhe reformim të Policisë së Shtetit.

Në postimet bëhet thirrje për protestë paqësore dhe për t’u distancuar nga aktet e dhunës.