Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës!

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e jashtme
LSA Photos

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në derën e jashtme të shtëpisë së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës në Durrës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:20.

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e jashtme

Mediat raportojnë se lënda plasëse ishte në një sasi shumë të vogël, teksa nga shpërthimi janë konstatuar vetëm dëme të vogla materiale.

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e jashtme

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa mësohet se Duka nuk ka qenë në banesë gjatë shpërthimit, por ka mbërritur aty pak minuta më vonë. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë:

Në shtëpi ka qenë familja, djali, gruaja, unë tani erdha. Uroj të jetë rastësi. Nuk ka dëmtime shyqyr, porta është goxha larg nga banesa, shpërthimi ka qenë goxha i madh.

Porta është jashtëpërdorimit, por çfarë rëndësie ka jo. Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin tek mekanizmi që hap portën dhe ka shpërthyer.