Shqipëria, e treta në botë për rritjen e turizmit. Surprizë vendi i Tiranës
E Martë 5 Shtator 2023, 12:40
TiranaPost
Shqipëria renditet e treta, sipas Google, për sa i përket destinacioneve me rritjen më të madhe në këtë sezon turistik, ndërsa Tirana renditet e dyta duke lënë pas plot destinacione të rëndësishme botërore.
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan:
Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm