Shtyhet për nesër masa për efektivin që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha
Thursday 10 December 2020, 15:22
TiranaPost

Është shtyrë për nesër masa për efektivin Nevaldo Hajdaraj që vrau Klodian Rashën. Hajdaraj pritet që nesër të dalë para gjykatës.
Siç raportohet në media efektivi Nevaldo Hajdaraj i kishte kërkuar Klodian Rashës që të ndalonte, por ai nuk ishte bindur duke vrapuar dhe në tentativë për të ikur është qëlluar me armë zjarri.
25-vjçari u ekzekutua dy ditë më parë pranë banesës së tij pasi kishte thyer orën policore dhe kishte dalë për të blerë cigare. Klodian Rasha është qëlluar me dy plumba, një prej të cilëve i ka prekur zemrën dhe tjetri në kokë.