Aktualitet

Shuhet Ismail Kadare! Bashkë me të një qytetërim

Shuhet Ismail Kadare! Bashkë me të një qytetërim

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë i madhi Ismail Kadare, autori shqiptar me jehonë përtej trojeve shqiptare, kolosi i letrave shqipe.

Kadare ishte shtruar me urgjencë mengjesin e sotëm në QSUT.

Fëmijëria

Kadare lindi më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës.

Ishte 13 vjeç kur Kadare zbuloi Makbethin e Shekspirit dhe nga aty i lindi dashuria për letërsinë.

Në këtë moshë shkroi edhe tregimet e para të cilat i botoi te revista "Pionieri" në Tiranë.

Shuhet Ismail Kadare! Bashkë me të një qytetërim

Studimet

Studimet universitare i kreu në Tiranë në degën Gjuhës e të Letërsisë dhe u diplomua për Mësuesi. Shkroi romanin e tij të parë Mjegullat e Tiranës, të cilin e përfundoi në prag të vijimit të studimeve në Bashkim Sovjetik. Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki".

Poezia

Vëllimi i tij i parë poetik i titulluar "Frymëzime djaloshare" u botua më 1954. Më pas do t'i botoheshin Ëndërrimet (1957), "Shekulli im", "Poemë blindazh" dhe "Përse mendohen këto male", Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

Romanet

Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1963) është shpirti liridashës i popullit shqiptar.

Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1970) gjithashtu. Në romanin Kronikë në gur (1971) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Skenare filmash

Kadare ka shkruar disa skenare filmash si:

Time of the Comet (2008)

Cendres et sang (2009)

Abril Despedaçado (2001)

Avril brisé (1987)

Të paftuarit (1985)

Il Generale dell'armata morte (1983)

Ballë për ballë (1979)

Radiostacioni (1979)

Kur vjen nëntori (1964)

Jeta private

Shuhet Ismail Kadare! Bashkë me të një qytetërim

Shuhet Ismail Kadare! Bashkë me të një qytetërim

Kadare ishte i martuar me shkrimtaren Helena Kadare me të cilën kanë edhe dy vajza. E madhja, Gresa dhe e vogla Besiana.

Helena ka qenë redaktorja e tij dhe shoqja e jetës me të cilën ndau ditët e rinisë dhe deri ditën e fundit.