Aktualitet

SPAK kërkon t’i konfiskohen pasuritë Dritan Dajtit

SPAK kërkon t’i konfiskohen pasuritë Dritan Dajtit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar që t’i konfiskohen pasuritë Dritan Dajtit.

Mësohet se kërkesa është bërë në bazë të OFL-së që kërkoi nga Dajti të justifikojë pasuritë e tij. Kërkesa pritet të merret në shqyrtim gjatë ditës së sotme dhe të merret një vendim. Konkretisht bëhet fjalë për për 6 pasuri. Gjykata e Posaçme ka caktuar këtë të mërkurë ora 13:30 për shqyrtimin e kërkesës së SPAK. OFL i dorëzoi Dajit formularin e vetëdeklarimit të pasurisë në 12 shkurt 2020. Dritan Dajti, është dënuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë në vitin 2009 në Durrës.

Kush është Dritan Dajti
I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971, ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes. Historia e tij u bë e famshme kur u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se gjithçka kishte qenë e planifikuar.

*Tiranapost.al.