Aktualitet

Taksistët në protestë përpara kryeministrisë. Këto janë kërkesat e tyre

Taksistët në protestë përpara kryeministrisë. Këto

Sindikata e taksistëve, siç ishte paralajmëruar ka zhvilluar një protestë për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Kreu i sindikatës, Bilbil Cara ka folur në emër të protestuesve duke renditur të gjitha kërkesat e tyre, që nga heqja e akcizës e deri tek TVSH-ja.

“Sindikata e Bashkive po organizon një protestë qytetare. Të zbatojmë rregullat e ligjet që të tregojmë qytetari. Qëllimi jonë të arrihet. Sindikata organizon protestën me qëllim kryesor 3 pika, pika e parë është rritja e karburanteve. Kjo është shumë e vështirë për arsye të punës dhe shërbimit tonë. I kemi kërkuar dhe i kërkojmë institucioneve dhe zotit kryeministër. Sot i kërkojmë kryeministrit të na mbështesë, të ulë akcizën dhe TVSH për shërbimet taksi. Kostoja nuk del. Populli do të paguajë trefish më shumë. Ne që nga viti 2009 nuk kemi ngritur çmimet. Pika e dytë është anulimi i udhëzimit të vitit 2009 ku aty thuhet se liberalizimi i taksive 4 + 1. Kjo ka degraduar biznesin tonë, sepse çdo qytetar mund të blejë makinë dhe të punojë taksi. Ka ra puna për të gjithë. Është e vështirë që një taksist të punojë dhe të mbajë familjen. Ne nuk jemi autobusi jemi 4+1, pse ne duhet të kthehemi bosh, kur unë kam pronotim rezervim. Kemi hasur vështirësi edhe me familjet tona, nuk i kthejmë dot ata. Këto janë kërkesat”, tha Cara.

Ndërkaq kryeministri Rama, ka zhvilluar sot një takim me furnizuesit e naftës në vend, nga të cilët ka kërkuar mirëkuptim për të mbajtur barrën e lëvizjes së çmimit, për të mos rënë në kurrizin e qytetarëve.

Brenda 24 orëve do të krijohet bordi shtetëror që do të merret me menaxhimin e tregtimit të naftës dhe kontrollin.