Testi i shpejtë, mjekja tregon si do përcaktohen vatrat e virusit në Tiranë dhe kur bëhet tamponi

Nga sot nis aplikimi i testeve të shpejta për pacientët të cilët përjetojnë simptoma të koronavirusit. Mjekja mikrobiologe Blegina Arapi ka treguar se do të jenë epidemiologët ata që do të caktojnë vatrat e nxehta të virusit dhe ata që duhet të bëjnë testin e shpejtë.
Mjekja shton se testi i shpejtë duhet të bëhet në ditët e para të shenjave klinike, rreth ditës së katërt ose të pestë.
‘Epidemilologët do të caktojnë se kush janë vatrat që duhet të bëjnë testin. Vatrat mund të jetë një shkollë, një qendër shëndetësore, një fasoneri, janë të gjithë ato raste kur kemi 2 ose më shumë pacientë që rezultojnë poziitv. Kurse testi PCR do të bëhet paralelisht siç është bërë deri tani. Pas datës 20 në Tiranë do të nisë edhe në Durrës dhe Fier. Testi i shpejtë duhet bërë në ditët e para stë shenjave klinike, rreth ditës së 4 ose të 5’.
Testi i shpejtë i antigenit, nuk ndryshon si procedurë nga testi PCR ku bëhet tamponi. Por rezultati del më shpejt, për 30 minuta.
‘Për stafin janë bërë trajnime. Testi i shpejtë është shumë komod dhe ka afikasitet të lartë. Testi është i thjeshtë në zbatim dhe lexohet rezultati brenda 30 minutave. Nuk ka ndryshim në marrjen e mostrës me testin normal. Gjurmimi i thellë do të vazhdojë siç ka vazhduar deri më tani’.
*Tiranapost.al