Aktualitet

TUMI/ Artikulli që përzgjedh Kryebashkiakun e Tiranës Veliaj mes 21 më të mirëve që transformuan lëvizshmërinë urbane në 2020

TUMI/ Artikulli që përzgjedh Kryebashkiakun e Tiranës Veliaj mes

Nismat inovatore me shtimin e korsive të biçikletave, çlirimin e hapësirave publike në favor të këmbësorëve, zgjerimin e trotuareve apo shtimi i projekteve “green” si makinat elektrike, e kanë renditur kryebashkiakun e Tiranës, në një ndër 21 njerëzit me ndikim në lidhje me transformimin e lëvizshmërisë urbane në vitin 2020.

"21Heroes2021", titullohet artikulli i botuar nga TUMI, Nisma Transformuese për Lëvizshmërinë Urbane, ku në listën e më të vlerësuarve është sigurisht Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe njeriu më inovator sot për sot në botë, sidomos për makinat elektrike Tesla dhe energjinë e pastër.

Në artikull thuhet se këta 21 emra janë përkushtuar për të transformuar lëvizshmërinë urbane, duke përmirësuar jetën e të gjithëve.

"Personat e përmendur në këtë botim janë një grup i vogël, por i fuqishëm njerëzish, të cilët kanë kontribuar aktivisht për ta orientuar lëvizshmërinë urbane drejt së ardhmes, më të sigurt, gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme", shkruhet në botim.

Shumë Bashki në vende të zhvilluara po promovojnë stilin e jetës sa më “Green” tek qytetarët dhe po e shoqërojnë atë me politika sa më të ashpra kundër përdorimin rëndom të makinave që ndosin ambjetin, por jo vetëm kaq, lëvizja në një botë ku shumëçka po e zgjidhin makinat është shndërruar në thelbësore për njeriun dhe shëndetin e tij.

Tiranapost.al