Aktualitet

Vdes Henry Kissinger, këshilltari që ishte më shumë europian se amerikan e që ka shuar luftëra

Vdes Henry Kissinger, këshilltari që ishte më shumë europian

Eksperti i marrëdhënieve me jashtë, një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikëbërjes me jashtë, Henry Kissinger është ndarë nga jeta. Në 27 maj ai mbushi plot 1 shekull jetë.

Rama atë ditë e quante "Big Boss", kurse ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shkruante ndër të tjera:

"Nga një fëmijë hebre në Gjermaninë naziste, ai arriti të bëhej këshilltar për sigurinë kombëtare i Presidentit të SHBA-ve dhe më pas Sekretar i Shtetit. Në thelb më shumë europian sesa amerikan, një personalitet i jashtëzakonshëm, i shënuar nga tragjedia europiane që pësoi një pjesë e familjes së tij, Kissinger zbuloi prej saj pesimizmin e thellë të natyrës njerëzore dhe një konservatorizëm që “preferon padrejtësinë në vend të kaosit”.

Kissinger i mbylli sytë në shtëpinë e tij në Connecticut.

Për shkak të talentit në marrëdhëniet me jashtë dhe shuarjes së disa luftërave, Kissinger ka edhe një Nobel për Paqen.