Aktualitet

Vetingu shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Shpëtim Reka

Vetingu shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Shpëtim Reka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) ka shkarkuar gjyqtarin e Durrësit, Shpëtim Reka.

Trupa kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Alma Faskjan.

Gjyqtari Shpëtim Reka u përball me problematike në tre kriteret e rivlerësimit.

Nga dyshimet për pasuri të fshehura; konfliktin e interesit me ndërtuesit e pallateve ku ka blerë një apartament; dyshime për veprime fiktive në blerjen e një automjeti; si dhe përdorimi pa afat dhe pa qira i një makine nga një person i dënuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Shpëtim Reka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Durrësit.