Video/ Përfundon rruga për në Theth dhe duket kështu!
Wednesday 3 November 2021, 08:28
TiranaPost

Ka përfunduar rruga që të çon në fshatin turistik, në Theth. Një video e publikuar në Facebook, nga kryeministri Rama tregon në më pak se tre minuta sesi duket.
Ky ka qenë një segment problematik, jo vetëm për banorët e zonës, të cilët e janë ankuar disa herë, por edhe për turistët. Thuajse përgjatë gjithë vitit, një numër turistësh shqiptarë dhe të huaj, preferojnë të vizitojnë një nga zonat më piktoreske të Shqipërisë.
Në vazhdim, rruga që të çon për në Theth nuk do të jetë më një sfidë më vete.