Video/ Si kryhet testi i shpejtë për të mësuar nëse je apo jo me Covid

Nga sot nis testimi i shpejtë, që do të thotë shkurtim të kohës për të mësuar numrin e të infektuave. Përmes një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, demonstrohet se si kryhet testi i shpejtë.

Në këtë video tregohet një rast, kur një epidemiologe tregon se merret një masë nga sekrecionet e hundës përmes një tamponi, që më pas vendoset tek testi, ku hidhen tre pika të një substance dhe përgjigjja del për 15-19 minuta.

"Kjo është një vatër që e kemi hetuar paraprakisht. Kanë dalë 2-3 punonjës pozitivë. Ne ndërmorëm këtë hap për të marrë një dhe një rezultat sa më të shpejtë në kohë. Testet e shpejta na ndihmojnë ne në terren për shkëputjen e zinxhirit të infeksionit, hetimin e vatrave. Janë teste që kryhen dhe rezultatet dalin brenda 15-30 minutash. Janë të njohura dhe nga OBSH për efektivitetin", thotë një prej mjekeve.