Vijojnë kërkimet nën rrënoja/ Mes viktimave nga tërmeti në Turqi edhe tre shqiptarë nga Kosova

Të paktën tre shqiptarë kanë Kosova kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.6 ballë të shkallës Rihter në Izmir të Turqisë, i cili u shënua mesditën e së premtes. Mediat e Kosovës kanë bërë me dije edhe emrat e viktimave: Nazmije Dograjan, 64 vjeçe, Hatixhe Dogruja, 70 vjeçe dhe Bajram Dogruja, 73 vjeç.
Po ashtu mësohet është plagosur i biri i viktimës së parë, Malik Tahirleri që aktualisht është në spital.
Autoritetet turke vazhdojnë punën për nxjerrjen e trupave të tjerë nga gërmadhat e ndërtesave të shembura, ndërsa deri më sot bilanci i viktimave ka shkuar në 51, ndërkohë që numërohen mbi 896 të plagosur.

Rreth 300 prej tyre janë po marrin trajtim në spitale, ndërkohë që shumica kanë pësuar vetëm goditje të lehta.
Në një konferencë për median ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum ditën e djeshme tha se deri tani janë shpëtuar 100 qytetarë nga momenti i tërmetit dhe ende vazhdojnë kërkimet në 9 prej ndërtesave.
Në anën tjetër behët thirrje që në ndërtesat e dëmtuara të mos hyhet pa pasur një vlerësim të tyre. Deri më tani vendi ka pësuar 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.