Vrasja e Klodian Rashës është shumë e rëndë, por nuk është vrasje politike dhe sot sulmi mbi policinë nuk është drejtësi

“Vrasja e Klodian Rashës është shumë e rëndë, një krim penal, i hetueshëm, i gjykueshëm, i dënueshëm maksimalisht! Ligjerisht!” Kështu shkruan zëvendëskryeministri Erion Braçe lidhur me ngjarjen e një dite më parë, ku një efektiv i forcave Shqiponja qëlloi për vdekje 25-vjeçarin.
Përmes një statusi në “Facebook”, Braçe shkruan se humbja e 25-vjeçarit është e pashlyeshme për familjen dhe miqtë, por garanton se si për vrasjen do të ketë drejtësi duke mos kursyer askënd.
Zëvendëskryeministri po ashtu shkruan se vrasja e Klodian Rashës nuk është vrasje politike dhe sot sulmi mbi policinë nuk është drejtësi.
Vrasja e 25-vjeçarit nxiti sot protesta në kryeqytet, gjatë së cilës u shënuan incidente e përplasje me policinë, ku për pasojë u plagosën edhe 9 efektive.
<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=292&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ferionbrace.alb%2Fvideos%2F389829102239228%2F&show_text=false&width=560" width="560" height="292" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>
Postimi i plotë i Braçes:
VRASJA E KLODIAN RASHES ESHTE SHUME E RENDE;
Nje krim penal,
i hetueshem, i gjykueshem,
i denueshem maksimalisht!
LIGJERISHT!
Eshte nje humbje e tmerrshme per familjen, prinderit se pari,
te afermit, miqte e shoket e tij!
Eshte e pashlyeshme per ta,
ndaj cdo ngushellim as i afrohet dhimbjes se tyre!
Cdo vrasje kerkon DREJTESI dhe
DREJTESI do te kete;
E qarte, e plote, e shpejte dhe pa mbrojtur e pa kursyer kerkend qe eshte fajtor!
Une nuk i di rrethanat e vrasjes,
nuk jam prokurori e nuk jam gjykatesi,
ndaj besoja se politikanet duhet te kishin zene mend e te heshtnin, por qenka e pamundur;
Klodian Rasha ishte qytetar i ketij vendi,
me te drejta te plota duke nisur nga jeta, shenjteruar nga ne socialistet duke fshire nga ligjet e ketij vendi, marrjen e jetes qofte edhe si ndeshkim per faj;
Jeta nuk merret per asnje arsye,
keshtu e mendoj une!
Por nje gje dua ta them tani;
KJO VRASJE NUK ESHTE POLITIKE,
AS ESHTE KERKUAR E AS ESHTE URDHERUAR NGA QEVERIA APO CILIDO POLITIKAN NE TE!
Nuk ka qene politik vrasja e qytetareve te pafaj ne keto 8 vite, asnje sekonde, asnje ore, asnje dite; ky eshte nje rast i vetem, i izoluar,
i pandodhur kurre me pare ne 8 vite,
edhe kur policia eshte percelluar me molotove!
NE NUK VRASIM!
NE NA KANE VRARE!
Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha qe vrane qellimisht, drejtperdrejt, 4 protestues te pafaj e te paarmatosur, fshehen provat, penguan prokuroret, refuzuan mandat arrestet per vrasesit e pergjegjesit, mbrojten e liruan vrasesit, ju dalin per zot qarte cdo minut vrasesve edhe sot;
nuk jemi as Ilir Meta qe i quajti te pushkatuarit kokepalare!
JOOO! KURRE!
Nderkohe,
dhuna barbare sot ne mbremje ne Tirane,
NUK ESHTE DREJTESI!
Per Klodian Rashen asfare!
Dhuna ndaj qytetit e jetes ne te ESHTE POLITIKE!
ESHTE DHUNE PER PUSHTET!
E KERKUAR, NXITUR, ORGANIZUAR, KOMANDUAR, USHTRUAR PER PUSHTET!
E njejta qe nga Marsi ne Qershorin e vitit qe shkoi, dogji e percelloi kete qytet; per pushtet!
Shihini, eshte e njejta, eshte njesoj, me te njejtet njerez, me mllef e urrejtje ndaj ketij qyteti!
E fundit;
Dhuna mbi policine perseri nuk eshte Drejtesi!
Cdo organizate ka ditet e saj te veshtira,
si kur humb heronjte e saj ne beteje me krimin, si kur cilido ne kete organizate tejkalon ligjin me pasoja te renda;
Heronjte e Policise se Shtetit nuk i zhben dot kush, ashtu sic edhe te perfshiret ne faje individuale nuk zhbejne organizaten.
Ka qene Policia e Shtetit qe i ka dhene drejtesise shkelesit e ligjit brenda saj;
E beri dhe pardje kur ne minuten 1 i dha prokurorise vendngjarjen e u vu ne dispozicion te hetimit, ligjerisht!
Kurre me pare nuk ka qene keshtu!
Eshte neverites ne hipokrizine e tij Lulzim Basha sot si politikan qe kerkon dorezimin e ketij e atij, kur si minister i Brendshem,
pas pushkatimeve ne bulevard mori ne mbrojtje vrasesit dhe refuzoi mandat arrestet e prokurorise!
Me shume, dhuna e krimineleve ne proteste kunder policise, eshte krim!
Hedhja e kapeles si akt i kerkuar nga kriminele aty perballe tyre apo nga palaco atje ketu, eshte politike kriminale qe kerkon liri nga ligji, kunder ligjit, lirise e prones se cdo qytetari!
Qendrim me te poshter e kriminal se ky,
prej politikanesh qe administrojne kriminele ne proteste dhe, gojtaresh mediatike, nuk ka!