Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria zbardh akuzën, sa vite burg rrezikon efektivi Nevaldo Hajdaraj
Wednesday 16 December 2020, 11:34
TiranaPost

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur akuzën ndaj efektivit të forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau 25-vjeçarin, Klodian Rasha.
Sipas Prokurorisë Nevaldo Hajdaraj do të akuzohet për "vrasje me dashje" dhe rrezikon deri në 20 vite burg.

Filmimi i sekuestruar sipas Prokurorisë jep një tablo të qartë të vrasjes, ndërkohë që njoftohet se arma e gjetur në pellgun e ujit, ka mbetur ende e paidentifikuar. Sipas Prokurorisë Nevaldo Hajdaraj ka qëlluar 2 herë nga një pozicion i shtrirë drejt Klodian Rashës teksa ky i fundit ishte duke u larguar me vrap në drejtim të rrugicës që të çon drejt banesës së tij.