Zgjedhjet e pjesshme/ PS kryeson në 3 bashki, Shtëpia e Lirisë rezulton forcë e dytë, PD forcë e tretë

Duke hedhur një vështrim rezultateve të mbyllura të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dhe atyre në numërim rezulton që PS kryeson deri më tani me rezultatet në 3 bashki: Durrës, Dibër dhe Lushnje, ndërkohë Shtëpia e Lirisë rezulton forcë e dytë, ndërsa PD forcë e tretë.
Në Dibër janë numëruar 45 nga 101 QV dhe kryeson Rahim Spahiu, kandidati i PS, i ndjekur nga Premtim Kryemadhi- kandidati i Shtëpise së Lirisë.

Në Durrës janë numëruar 181 nga 337 QV në total. Kryeson Emiriana Sako, kandidate e PS, ndjekur nga Ardian Muka i Shtëpise së Lirisë.

Në Lushnje janë numëruar 126 nga 157 QV në total. Edhe këtu kryeson kandidatja e PS Eriselda Sefa, ndjekur nga kandidati i Shtëpise së Lirisë Elton Bano.

Shkodra mund të fitohet nga kandidati i Shtëpise së Lirisë, Bardh Spahia. Atje janë numëruar 169 nga 250 QV totali. Kandidatja e dytë me numrin më të madh të votave është Majlinda Angoni e PS.

Kujtojmë që në bashkinë e Rrogozhinës dhe Vorës kanë dalë rezultatet e zgjedhjeve ku kanë dalë fitues kandidatët e PS. Në Vorë fitoi Blerim Shera dhe Edison Memolla në Rrogozhinë.