
Sot, më 6 mars zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarë bashkie. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimi të hapura nga ora 07:00-19:00.
Në të gjitha qendrat votimi do të bëhet nëpërmjet identifikimit elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik, rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve.
Rreth 654,538 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës në 6 bashki e 10,134 zgjedhës votojnë për herë të parë. 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Njësitë vendore ku do të mbahen këto zgjedhje janë:
1. Bashkia Shkodër, qarku Shkodër;
2. Bashkia Dibër, qarku Dibër;
3. Bashkia Durrës, qarku Durrës;
4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë;
5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë;
6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier.
Kandidatët që janë në garë për kryetarë bashkie janë:
Kandidatët e PD
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa,
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku.
Kandidatët e PS
Për Bashkinë Durrës: Emirjana Sakon
Për Bashkinë Shkodër: Majlinda Angonin
Për Bashkinë Dibër: Rrahim Spahiun
Për Bashkinë Rrogozhinë: Edison Memolla
Për Bashkinë Vorë: Blerim Shera
Për Bashkinë e Lushnjës: Eriselda Sefa
Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)
Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana
Të zgjedhurit në këto bashki do të kenë një mandate 1 vjeçar.