Historia e të dashurës së mastershefit grek që u bllokua në kufi: Shqipëria ishte surpriza më e madhe!

Bashkë me nënën e saj, Lotus Vrijma e cila është e dashura e pjesëmarrësit të famshëm të MasterChef në Greqi Giorgios Laskaridis, mbetën të bllokuara në kufirin shqiptaro-grek për shkak të rregullave të pandemisë së koronavirusit. Ajo nuk është lejuar që të shkojë në Greqi, duke qëndruar më shumë se 48 orë në kufi dhe në fund vendosi të kthehej mbrapsht në Shqipëri deri sa ambasada ti kthejë një përgjigje dhe të gjejë një zgjidhje. Në rrjetin social Instagram ajo ka treguar gjithë eksperiencën e saj dhe në fund thotë se Shqipëria ishte supriza e saj më e madhe!

Lexojeni të plotë si më poshtë:
Unë kam prirjen të tregoj atë që më ka mrekulluar gjatë udhëtimeve. POR!Unë kam udhëtuar nëpër tërë botën dhe kam qenë në situata të çmendura dhe gjithashtu të rrezikshme dhe me të vërtetë që është shumë e rëndësishme të dëgjosh dhe të dish për këto gjëra. Do të doja vetëm t’i frymëzoja të tjerët për të udhëtuar, por është gjithashtu detyra ime edhe të informoj njerëzit për udhëtimet.
Po bëja një udhëtim të mrekullueshëm me mamanë time. Duke kaluar nëpër aq shumë vende, udhëtime me furgonë, not në Kroaci, duke fjetur nëpër kampingje, kalova nëpër male. Kudo u ndjemë shumë të mirëpritur … dhe më pas ngamë makinën nëpër Shqipëri për të kaluar kufirin me Greqinë, destinacioni ynë përfundimtar.
Aty u refuzuam në kufi. Nuk na lejuan që të hynim në Greqi prej aty. Nuk e dinim këtë dhe pashë që edhe qytetarë të tjerë të BE-së refuzoheshin. Përfunduam duke qëndruar në kufi për më shumë se 48 orë. Telefonova ambasadën dhe kudo, sepse ne kemi dokumentet që duhet të ishin të vlefshme për të kaluar, por asnjë nuk e dinte se çfarë të bënte saktësisht.
E vetmja mundësi tjetër ishte të ktheheshim mbrapsht në Shqipëri dhe pastaj të niseshim në Mal të Zi, Serbi e për në Bullgari. Mirëpo ndërsa qëndronin duke pritur në kufi, mësuam diçka tjetër.
Kufijtë e Maqedonisë së Veriut janë mbyllur, Kosova është e mbyllur, Bullgaria po mbyllet së shpejti dhe ju duhet të merrni tragetin për në Itali!
Përfunduam në një situatë duke mos ditur fare se çfarë të bëjmë më dhe thjesht prisnim që ambasada të na telefononte. Mendoj se ishte një nga përvojat më të tmerrshme të udhëtimit që kam pasur deri më tani. Po në fund, situata nuk ishte edhe aq e keqe. Por të mos dish se çfarë të bësh dhe të zbulosh që edhe autoritetet zyrtare tani nuk e kanë idenë, të jep një ndjesi që je pa mbrojtje dhe e pasigurt. Të udhëtosh në kohëra ekstreme, përfundimisht është ca më sfiduese. Dhe është shumë e rëndësishme të informoheni sa më shumë që të mundeni përpara nisjes. Ju po rrezikoni sepse gjërat mund të ndryshojnë shpejt dhe çdo shtet mund t’i ndryshojë politikat e tij gjatë natës.
Tani më në fund u ktheva mbrapsht në Shqipëri. Dhe Shqipëria ka qenë surpriza më e madhe. Tani, më tregoni ju nëse keni pasur ndonjë përvojë duke udhëtuar gjatë kësaj kohe të koronavirusit.